Ndryshimi shoqëror

Rijad Mamuti
Ndryshimi shoqëror ka kuptimin e ndryshimit të rrjetit të marrëdhënieve që e përbëjnë strukturën shoqërore dhe të institucioneve që i standardizojnë këto marrëdhënie. Kur flasim për institucionet në përgjithësi kemi parasysh familjen ,arsimin,ekonominë,politikën dhe fenë,të cilat përshkohen edhe ato nga procesi i ndryshimeve. Parashtrohej pyetja në vendin tone sa luajnë role këto Institucione në ndryshimet shoqërore? Përgjigja është se shumë pak dhe veprojnë këto institucione, ngase përballemi në të shumtën e rasteve me institucione që përbehen nga njerëz që kanë kuantitet dhe jo kualitet dhe disave dhe nuk ju interesojnë ndryshimet shoqërore pasi që kanë parim fjalën e parë “Kur jam unë mirë, e gjithë bota është mirë”. Në historinë e sociologjisë janë shtruar disa teori lidhur me ndryshimin shoqëror (teoria pozitiviste-evolucioniste,dialektike),por megjithëse kjo temë përbën një ndër problemet themelore me të cilin janë marrë sociologët, prapë se prapë s’është arritur një teori unike lidhur me këtë koncept. Edhe përkundër këtij diversiteti, pyetjet në vijim janë të përbashkëta për të gjitha teoritë: 1. Cilat janë dinamikat kryesore të ndryshimit? 2. Si realizohet ndryshimi? 3.Cili është drejtimi i ndryshimit? Teoriku pozitivist evolucionist i cili jetën shoqërore e ndërlidh me unitetin intelektual,pohon se dinamika kryesore e jetës shoqërore është ndryshimi INTELEKTUAL,i cili në të njëjtën kohë përbën zhvillimin dhe përparimin. Mendimi njerëzor ka kaluar nëpër tri faza:Faza Teologjike ose Fetare, Faza Metafizike apo Filozofike, Faza Pozitive apo Shkencore. Faza Teologjike ose Fetare, çdo dukuri interpretohet me fuqitë mbinatyrore(hyjnore). Faza Metafizike ose Filozofike,të gjithë dukuritë shpjegohen me mendime abstrakte. Faza Pozitive apo Shkencore, dukuritë shpjegohen përmes termave të disiplinave të ndryshme shkencore. Kjo do të thotë se institucionet dhe marrëdhëniet shoqërore të periudhës teologjike kanë ngjyrime fetare,ato të periudhës metafizike ,ngjyrime filozofike,kurse institucionet dhe marrëdhëniet shoqërore të periudhës pozitive kanë formë shkencore. Sipas sociologut Comte-it,ndryshimet shoqërore në varësi nga natyra e njeriut dhe e shoqërisë, realizohen në mënyrë dinamike dhe spontane. Shoqëria industriale moderne e Perëndimit ,e cila përfaqëson pikën kulmore të unitetit historik,ka një cilësi shembullore dhe do të shndërrohet në shoqëri të tërë të njerëzimit. Sipas mendimit tim ,Shoqëria perëndimore që, në saje të organizimit shkencor ka siguruar mirëqenien dhe fuqinë kulmore, është model përfundimtar që duhet të ndiqet nga tërë njerëzimi, e në veçanti nga Populli ynë.

Loading...