Ndryshon ligji, do të mbyllen bastoret në Maqedoni

Ndryshimet e ligjit për Lojërat e fatit do të mbyllin bastoret në Maqedoni, sepse vendosen taksa shtesë të cilave vështirë se do ju rezistojnë. Këtë lajm pozitiv e konfirmojnë edhe vetë pronarë të bastoreve, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tyre, me ndryshimet e ligjit që janë në procedurë, për çdo bastore do të vendoset tatim me 1.600 eurove, kurse edhe depoziti i nevojshëm do të rritet nga 300 në 500 mijë euro.

Loading...