“Në 2008 kur ne përpunuam ligjin për gjuhët me një grup deputetësh, LSDM reagoi dhe thonte se ligji është kundër kushtetutës, ndërsa tani Radmilla Sheqerinska i ka vendosur flamur evropian”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoski, në debatin e sotëm për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Edhe në 2008 edhe në 2011 e përgatitëm ligjin, i cili ishte kompakt dhe në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit. Atëherë LSDM ishte në opozitë, ku pohonte se ky ligj është kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk jepte mbështetje”, tha Veljanoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se tani LSDM përmes një dere të vogël dëshiron ta shtyjë ligjin e tyre, të cilit i kanë vendosur edhe flamur evropian.

Loading...