Në ‘AliEkspress’, qytetarët e Maqedonisë për 3 muaj harxhuan 7 milion euro!

Atlete, veshmbathje, kapak telefonash, pajisje të ndryshme amvisërie….magazinat e Postave të Maqedonisë janë të ngarkuara me porosi, më së shumti nga Kina, të cilat qytetarët e Maqedonisë i kanë porositur në mënyrë virtual në qendra tregtare online si ‘Ali Ekspres’ ‘E Bay’ ose ‘Amazon’, njofton Aktuale.

Shopingu online është gjithnjë e më aktiv, sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore në tre muajt e parë qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar 7 milion euro për të blere onlinë, si dhe për të paguar llogari nëpërmjet internetit.

Loading...