Në Arabi hapet auto-sallon vetëm për gratë

Pasi autoritetet në Arabinë Saudite njoftuan se do të lejojnë femrat të vozisin veturat, në këtë vend u mbajt edhe një auto-sallon special për shoferët-femra të ardhshme.

Salloni i automobilave dedikuar për femra, u mbajt në një qendër tregtare në qytetin saudit Xheda dhe ka tërhequr një numër të madh të mysafireve, transmeton KP.

Në sallon janë ekspozuar shumë modele të automjeteve nga prodhuesit Chevrolet, Nissan, Kia dhe Toyota.

Vendimi për heqjen e ndalimit të femrave për të vozitur ka ardhur në vitin 2017, pas shumë vjetësh luftimesh dhe presionesh, si jashtë vendit, ashtu edhe brenda vendit.

Vendimi zyrtar hyn në fuqi në qershor të vitit 2018.

Loading...