Në cilat shtete mund të vozisni vetëm me patentë të Maqedonisë?

Republika e Maqedonisë me më shumë shtete ka nënshkruar marrëveshje për pranimin reciprok të lejeve të vozitjes.

Në katër shtete mund që të vozisni me leje vozitje të Maqedonisë pa pasur nevojë që përsëri të jepni provimin për lejen e vozitjes. Bëhet fjalë për në Itali, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Me Austrinë dhe Spanjën, Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje të tilla, por pa dhënë provim në këto dy shtete mund të vozisni vetëm me kategorinë “B”.

Për kategoritë tjera : C1, C, C1E, D1, D, D1E dhe DE, shoferët nga Maqedonia e kanë për obligim që përsëri ta japin pjesën teorike të lejes së vozitjes, si dhe të japin testin e aftësive në drejtimin e sigurt të automjetit.

Loading...