Muajin e kaluar u martua profesori i njohur për publikun, Shpëtim Latifi me të fejuarën e tij Florida Rexhepi. Dasma u organizua në Shkup, në restoranin Mulino, ndërsa në mesin e 400 mysafirëve në dasëm kishte shumë figura publike, nga politika dhe biznesi. Kishte dhjetëra përfaqësues të ambasadave të jashtme, ndërsa më i rëndësishëm ishte pjesë e madhe nga ambasada amerikane, në krye me ambasadorin Jess Baily. Ndërkaq dasma ishte me program të larmishëm dhe bende të ndryshëm nën udhëheqje të vëllait të Shpëtimit, Shpendit, duke nisur me jazz band, rock, muzikë tradicionale, valle kombëtare, ndërsa kishte dhe fjalime urimi.

Loading...