Në debutimin e tij në Ligën e dytë, Gobleni barazoi me favoritin Struga Trim Lum, gol historik shënoi Pajaziti

Në ndeshjen e tij debutuese në Ligën e dytë –Perëndim, skuadra e Goblenit nga Kumanova ka barazuar 1-1 me favoritin për titull kampioni, Struga Trim Lum.

Golin historik për skuadrën kumanovare në këtë shoqëri e shënoi sulmuesi i ri dhe i talentuar Gentian Pajaziti në finish të pjesës parë kur pas një gjuajte precize për tokë mposhti portierin mysafir për gëzim të madh në mesin e lojtarëve vendës dhe delir në tribunën kryesore të stadiumit të KF Bashkimi nga Kumanova, ku ishin të pranishëm më shumë se 1.000 veta. Me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë. Në gjysmëlojën e dytë skuadrat krijuan edhe disa raste shënimi, por rrjetat mbetën të paprekura. Nga mesi I pjesës së dytë sulmuesi Pajaziti u ndalë në mënyrë të palejueshme në zonën e rreptësisë, megjithatë referi kryesor Faton Mustafi dha shenjë se loja mund të vazhdoj. Futbollistët e Goblenit protestuan, por arbitri tetovar nuk ndryshoi nuk ndryshoi vendimin e tij. në minutën e 82-të të takimit struganët ia dolën të barazojnë me anë të sulmuesit Altin Lloga, i cili nga afërsia gjeti rrugën e rrjetës dhe 1-1.

Në minutat e mbetura nuk ndodhi asgjë serioze dhe Gobleni e Struga Trim Lum ndanë pikët. Një barazim që në fund kënaqi të dyja skuadrat.

Loading...