Nuk ndan edhe shumë nga momenti, kur këngëtarja Adelina Tahiri do të marrë në duar, djalin që pritet të vijë në jetë.

Por këngëtarja duket se po e shijon në maksimum fundin e shtatzënisë, ku i shoqi nuk ia ka kursyer pushimet e luksit.

Së fundmi Adelina ka realizuar një shërbim fotografik, ku në fokus ka qenë barku i rrumbullakosur.

Por ndërsa pak ditë më parë publikoi një fotografi, ku shihej me një këmishë të hapur sipër, duke nxjerrë zbuluar barkun e fryrë, ndërkohë që xhinset i mbante zbërthyer, duket se ka guxuar edhe më shumë.

Ajo ka publikuar një tjetër fotografim, ku shihet pa këmishë, ndërkohë që hiret e saj i mbulon vetëm me duar.

Adelina shihet duke qeshur, ndërsa zbulon hapur barkun.

Rreth pesë muaj më parë Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at.

Loading...