Në Gjermani hynë rreth 100 mijë refugjatë deri në muajin shtator

Deri në muajin shtator të vitit 2018 raportohet që në Gjermani të kenë hyrë 100.000 refugjatë.
Sipas kontratës së koalicionit CDU-CSU, brenda vitit në Gjermani kanë të drejtë të hynë 220.000 persona nga gjitha vendet e botës.
Kryesisht emigrantët vijnë nga vendet që kanë konflikte: Siria, Palestina, Afganistani.

Der Spiegel shkruan se ky numër mbeti “neto” sepse numri i refugjatëve ishte shumë herë më i madh,përcjellë Klan Kosova.

“Neto“do të thotë aplikantët e rinj minus deportimet, riatdhesimet dhe largimet vullnetare.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, shpreson se të mos kalohet pragu prej 200.000 persona brenda viti.

“ Në muajin nëntor dhe dhjetor në vendin tonë hynë më pak njerëz. Presim që pragu i lejuar nga koalicioni qeverisës, të mos e kaloj numrin 200.000”.

Loading...