Me prezentimin e dëshmive materiale të mbrojtjes në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi seanca e sotme për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Publike Speciale që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Seanca e radhës është caktuar për më 18 dhjetor, në orën 10, kur dëshmitë e tyre duhet t’i japin dëshmitarja e Mbrojtjes, Lupka Guguçeska dhe personi ekspert Lubomir Atanasovski. Dëshmi paralajmëruan se do të japin edhe të akuzuarit Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska.

Paraprakisht në seancën e sotme dëshmoi edhe dëshmitari Admir Shabani, drejtues i Sektorit për edukim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish -anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Loading...