Ne jete duhet te kesh, krenari, nder dhe respekt!!!

Arban Balliu
I nderuari z. Robert Nesimi: Çdo tentim i jone per tu demokratizuar si parti politike, separi si PDSH, si PDSH Reformatore, PDSH e Reformuar, si Levizja per Reforma PDSH dhe se fundmi si Aleanca per Shqiptaret, (do zoti me nuk ndryshohet emir), dhe per ti hikur njemendesise hase në pengesa, kundërshtime dhe goditje të ulëta. Na sajuan afera per persona te manipuluar nga pushteti, do pyesja nga kush pushtet, nga ai i Nikolla Gruevskit qe bashkepunuan te paprekshmit ne zgjedhjet lokale, apo i Zoran Zaevit qe per nje periudhe te caktuar te paprekshmit ndane pushtetin, na prodhuan skenare, nxisin strukturen kunder nesh, qe te jete hipokrizia edhe me e madhe, detyrojne portalet te kontrolluar nga vet ata te botojne postimet tona neper rrjetet sociale me tituj provokues. Një qasje e tille jo vetem qe eshte jodemokratike, por paraqet edhe rrezik serioz per te ardhmen e shqiptareve. Dikujt mund ti duket si nje enderr e keqe, por mjafton ti hidhet nje veshtrim grupimeve politike në vendin tone per te konstatuar se gjendemi perballe një fryme politike qe ne diskursin nderkombetar kategorizohen si grupe me tendenca totalitare e nganjehere edhe grupe me karakteristika te Sekteve. Per udheheqesit e këtyre grupimeve nuk luan rol nese kane te bejne me faj apo pa faj, thjeshte te gjithe ata qe mendojne ndryshe jane armiq potencial, kurse kundershtimet brenda grupit jane te patolerueshme dhe të sanksionuara me denime dhe perjashtime (ne baze te nje Statuti te ri partiak). Z. Nesimi, nuk duhet lejuar per te demonizuar vlerat me sublime te kombit, vetëm per ti çuar uje ne mulli një grupimi, sdi se si ta quaj, te cilet ne shansin e pare qe ju ofrua, hodhen tutje flamurin kuq e zi nga xhaketat e tyre dhe treguan gatishmeri për kompromis me palen maqedonase vetem per hire te interesave personale dhe kolltuqeve qeverisese qe edhe sot e kesaj dite i mbajne dhe paguhen nga une, ti e shume taksapagues shqiptare. Kjo eshte koha per te thene te verteten, gjithe te verteten, sinqerisht dhe me guxim. Ne nuk duhet te perserisim gabimet e 28 viteve duke e lejuar parine, te nderroje lekure por jo zakon, sepse ne gjykimin tim kjo do të kishte kosto shume te medha per shqiptaret. Do te te citoj ne kolumnen tende: Ne kete drejtim duhen lexuar thirrjet e Zaevit qe funksionare të Aleances te qendrojne ne postet e tyre edhe pas largimit te saj nga qeveria, zvarritja e shkarkimit te zevendesministrave e drejtoreve te Aleances edhe pas doreheqjes së tyre, rrotullimi konstant i mundesise qe PDSH te behet pjese e qeverise, apo perseritja banale neper mediume e tezës se brenda Aleances ka perçarje, edhepse perplasje e perçarje ku e ku me te medha ka neper parti tjera si VMRO e BDI. Per fat te mire Aleanca ju beri balle me sukses gjithe ketyre tentimeve dhe i gjithe skenari perfundoi me largimin e saktesisht nje individi nga dega e vogel e Butelit”, shkruan Nesimi në kolumnën e sotme. Pra kush na qenka i perkedheluri pushtetit, kush qenka akoma pjese e Qeverise, je i bindur qe pa deshiren e tyre jane aty, jo I nderuar, ata edhe sot e kesaj dite udhehiqen nga motoja: KUSH NUK MENDON SI UNE, SMUND TE JETE ME MUA DHE ESHTE KUNDRESHTARI IM… Z. Nesimi, vazhdo te shkruash, une respektoj mendimin ndryshe te te shprehurit dhe te te menduarit, por dua te te perkujtoj, sben te shpifesh. Shpifja është krim kundër nderit dhe kundër dinjitetit të njeriut, flas vetem per pjesen e fundit te fjalise, pasi sa per te patur idene po te tregoj qe “dega e vogel e Butelit” sic e quan ti, nuk pati asnje individ qe mban apo mbante mepare funksion politik ne Qeverine e Zaevit. Funksione dhe privilegje te tilla paten Aleancistet e Seles dhe Taravarit, me sakte, te degjuarit e tyre. Kete po ta them pasi me po te njejtin fjalor dhe shpifje te kulluar u shprehen para ca kohe per ne edhe miqte e tu te lartepermendur. Fatkeqesisht, ky zhargon i ulet i shpifjes perdoret kur ske cfar thua, te mungojne faktet dhe argumentet, thjeshte kur ndjehesh i humbur ne kohe dhe hapesire, nderkohe qe brenda vehtes tende je i vetedijshem qe cdo gje e thene nga perfaqesuesit e Butelit eshte e vertete dhe ske se si te ballafaqohesh me realitetin. Pra, me pak fjale, te nderuar kritizere te sotshem, bashkepunetore te djeshem, do te gjykoheni nga aktet dhe jo nga fjalet qe po thoni ne keto kohe ku eshte kthyer ne mode sulmi politik jo ndaj nesh, por ndaj te VERTETES. Prandaj, heshtni z. Nesimi ose informohuni mire per realitetin brenda Aleances per Shqiptaret, pasi ka shume e shume gjera te tjera qe opinion nuk i di. Mos na detyroni tua nxjerrim ne shesh te gjitha bemat e deritanishme. Arban Balliu.

Loading...