EJUP BERISHA

Për të pasur Demokraci të mirëfilltë përfaqësuese meqë Demokracia në kohërat bashkëkohore është në të shumtën e rasteve vetëmse përfaqsuese e jo direkte në politikë duhet që të zgjidhen njerëz që do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe publike.Pra supozohet se sistemi është demokratik sepse qytetarët në periudha të caktuara psh çdo katër apo pesë vite i zgjedhin përfaqsuesit e tyre politik ndërsa ky aktivitet është i njohur si proces zgjedhor. Shikuar në aspekt historiko-politik kur flasim për zgjedhje te ne duhet të flitet për dy momente kryesore apo për zgjedhjet në sistemin monist dhe në këtë sistemin e tanishëm bashkëkohor pluralist. Në sistemin monist nuk kishte zgjedhje si sot sepse ky proces zhvillohej nëpër Partitë e atëhershme politike që mbanin emërin Komuniste e më vonë edhe Socialiste. Në to në fakt improvizoheshin zgjedhjet nëpër organet e Partive që u përmendën më lartë por zgjedheshin vetëm ata njerëz apo politikan që thoshte kreu më i lartë partiak se duheshte të zgjedheshin. Po a jeni pyetur se çfarë kemi më ndryshe sot se atëher?. Përgjigja është asgjë sepse edhe në këtë kohë e kemi një situatë gatise të ngjashme këtu te ne dhe në rajon përpos një dallimi sepse sot organizohen zgjedhje si aktivitet formal me të cilin Partitë e tanishme politike në tentimet që tu sigurojnë legjitimitet përfaqësuesve të tyre që duan ti instalojnë në Kuvend dhe institucione tjera si psh edhe gjatë zgjedhjes së Presidentit të Republikës me qëllim që të justifikohen se ja këta legjitimitetin e fitojnë në zgjedhje direkte nga populli e jo prej tyre organizojnë përsëris një aktivitet formal që njihet si proces zgjedhor në të cilin marrin pjesë qytetarët. Por kontrollin direkt mbi përfaqësuesit e zgjedhur gjatë tërë kohës pas zgjedhjeve e kanë Partitë politike e jo qytetarët. Politikanët e sotëm edhe pse thashë zgjidhen formalisht nga qytetarët asnjëher llogari për punën e tyre nuk u japin zgjedhësve të tyre, por këta llogari u japin vetëmse udhëheqësive Partiake.Pra edhe pse thuhet se vendet e Gadishullit Ballkanik në mesin e të cilave radhitet edhe vendi yne kanë instaluar sitem të mirëfilltë Demokratik shumë partiak kjo demokraci akoma është vetëm formale e jo edhe faktike.Apo ne kemi Demokraci por që është me shumë mangësi.Sepse kjo demokraci është vetëm formale. Pasiqë përsëris qytetarët vetëmse në mënyrë formale i zgjedhin të zgjedhurit e tyre mirëpo nuk mund të ushtrojnë edhe kontrollë direkte mbi ta, apo edhe të ndikojnë që gjatë procesit zgjedhor periodik të mund ti zgjedhin politikanët që mendojnë se janë më të denjë, më të aftë e më të mirë për ta me qëllim të kryerjes së funkcioneve politike. A e dini lexues të nderuar se pse ndodh kjo sepse qytetarët pra janë të përjashtuar apo të privuar nga tre procese shumë të rëndësishme demokratike e që janë pjesë shumë të pandashme të procesit zgjedhor demokratik. E ato janë: 1. AktivitetI i selekcionimit të kandidatëve. 2. Aktiviteti i analizimit të karaktereve dhe aftësive të tyre si dhe 3. Mundësia që qytetarët të përcaktohen për kandidatët më të mirë dhe më të denjë që i zgjedhin. Ajo që te ne bëhet më shpesh dhe llogaritet si aktivitet shumë i rëndësishëm demokratik është Organizimi i një fushate të shkurtër politike zgjedhore që zgjatë gjithsej 21 ditë me qëllim që një ditë qytetarët të nxirren në vendvotime dhe në shpejtësi e nën e diktatin dhe ndikimin e fuqishëm të Partive politike ti zgjedhin përfaqsuesit e “tyre” politik që në fakt janë përfaqësues faktik të interesave të Partive politike.Prandaj për të pasur proces të mirëfilltë, të pranueshëm faktik dhe të kompletuar demokratik Politikanët më parë duhet të selektohen nga zgjedhësit,të analizohen, pastaj këta të mund të përcaktohen për kandidatët më të mire dhe në fund të tërë kësaj qytetarët zgjedhës të dalin në vendvotime e ti qasen procesit të zgjedhjes së kandidatëve apo përfaqësuesve politik që me të vërtetë do të jenë të tyre e jo vetëm të Partive politike. Pra këtu në Republikën e Maqedonisë dhe në rajonin e Ballkanit përfaqësuesit politik i selekton dhe i përzgjedh Partia ndërsa qytetarët përsëris vetëmse formalisht në një farsë të quajtur zgjedhje i votojnë përfaqësuesit partiak të cilët subjektet e tyre politike mundohen ti prezentojnë si përfaqësues politik të qytetarëve gjë që është vetëm një improvizim dhe mashtrim. Prandaj ndodhë ajo që ndodhë përher te ne e ajo është që qytetarët përher ankohen se përfaqësuesit e “tyre” politik spo bëjnë asgjë për ta por se këta më shumë bëjnë për Partitë e tyre politike. Pra këta të fundit nuk bëjnë gati asgjë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe relizimin e kërkesave të tyre por bëjnë gjithqka për Partitë politike. E Partitë me qëllim të mashtrimit të qytetarëve që të votojnë për kandidatët e tyre gjatë aktiviteteve parazgjedhore tërë kohës vetëmse i lavdërojnë këta kandidatë me qëllim që tu sigurojnë legjitimitet qytetar. Prandaj derisa nuk njihet roli dhe rëndësia reale e zgjedhësve te ne nuk do të kemi procese të mirëfillta dhe demokratike zgjedhore por do të kemi vetëmse mashtrime dhe improvizimeve ndërsa përfaqsimi i interesave të qytetarëve në politikë do të mbetet vetëmse një dëshirë e parealizueshme për qytetarët.

Loading...