Maqedoni

Në kohën e investimeve të dyshimta, BDI e ka udhëhequr Agjencinë për Investime të Huaja

visar-fida

 

Deri sa qeveria e kaluar ka dhënë shuma të majme për të sponsorizuar investitorët e huaj, drejtorë të Agjencisë për Investime të Huaja, në pjesën më të madhe të kësaj periudhe ka qenë kuadro të BDI-së.

Zëdhënësi i qeverisë sot zbuloi se mbi 225 milionë euro u janë dhënë 25 investitorëve të huaj, kompani që kanë punësuar 20 mijë persona në dhjetë vitet e kaluara, deri sa qeveria udhëhiqej nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Rreth 90 për qind e këtyre investimeve kanë shkuar në pjesët maqedonase të vendit dhe kanë punësuar maqedonas, që do të thotë se qeveria VMRO-BDI me para të shqiptarëve nga buxheti ka sponzoruar punësimin e maqedonasve, transmeton Gazeta Lajm.

Dihet se pjesa më e madhe e këtyre investimeve janë bë në pjesën e vendit të banuar kryesisht me maqedonas.

Nëse BDI ka qenë faktor siç lavdërohej në qeveri, atëherë logjikisht rezulton se partia e Ahmetit më shumë se VMRO-DPMNE-ja ka investuar për punësim të maqedonasve.

Një nga këta drejtorë ishte edhe Visa Fida, i cili më pas u avancua edhe në post ministri pa resor.

Asokohe, javorja “Fokus” ka shkruar një sërë tekstesh për mënyrën e finansimit të partive politike, duke i vënë theks partisë shqiptare në pushtet BDI. Janë zbuluar disa kompanive të cilat në mënyrë të paligjshme kanë donuar mjete në llogarinë e BDI-së, pasiqë në momentin kur kanë dhënë donacionin kanë pasur kontrata aktive nga tenderat e institucioneve me të cilat udhëheq kjo parti, përcjell Almakos.
Ajo që gazetës Fokus i ka rënë në sy është një kompani belge, e themeluar në fund të vitit 2015, e emërtuar si “Qendra për Përkrahje dhe Zgjidhje MK”, e cila në Maqedoni ka ardhur duke përfituar nga lehtësimet tatimore dhe ndihmat shtetërore.
Kjo kompani më tutje punëson në postin e Menaxherit vëllaun e drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja z. Ariton Fida, i cili paraqitet si personi kyç në këtë kompani për Maqedoninë. Më vonë kjo kompani ka donuar 25.000 Euro në konton e BDI-së si donacion për zgjedhje. Pikërisht ky moment ka hapur shumë pikëpyetje tek mediat maqedonase.
Sipas ekspertëve juridik, mënyra e këtillë e ndërhyrjes tek kompanitë e huaja të cilat vijnë të investojnë në Maqedoni duke shfrytëzuar lehtësimet, paraqet vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korupcion.
“Fokus” më tutje shkruan se për hapjen e kësaj kompanie, opinioni i Maqedonisë nuk u njohtua aspak siç zakonisht ka bërë ish-kryeministri Gruevski me prerjen e shiritave, madje edhe nga disa herë në të njejtën kompani.
Të gjitha këto pyetje për të cilat shkruhet se nuk është dhënë ende përgjigje nga vëllezërit Fida, hapin shumë dilema se në çfarë mënyre ka menaxhuar me agjencinë për investime z. Visar Fida.
Sa raste të tilla ka ku përmes pozitës së drejtorit ndikohen dhe kushtëzohen kompanitë e huaja? Çfarë formash të kushtëzimit dhe shantazhit përdoren? Ku shkojnë dhe në cilat zona investojnë këto kompani të huaja? Vallë a ka investime reale në zonat shqiptare, apo agjencia përdoret vetëm për pasurimin e disa individëve të rrethit misterioz? Këto dilema do të duhet të sqarohen në të ardhmen.

To Top