Mbi vendin tonë vazhdon të mbajë mot me diell dhe me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore. Kështu edhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Në bazë të parashikimeve sinoptike, reshje shiu të mjaftueshme priten në gjysmën e dytë të muajit, kurse 15-ditshi i parë mbetet me deficit të reshjeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve tjera.

Loading...