Edhe pse janë në distancë jo shumë të madhe, në Shkup dhe Kumanovë po mbretëron mot me dallime të mëdha. Deri sa në Shkup po “pjek” dielli, Kumanovën e kanë përfshi të reshura të mëdha të shiut, e në disa vende edhe të breshrit. Kamera e Gazetës Lajm ka regjistruar edhe vërshimet që janë shkaktuar në një pjesë ët Kumanovës dhe në fshatin Çerkez, pikërisht si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, shoqëruar me bubullima e vetëtima, si dhe me breshër.

Loading...