Mbrëmjen e së enjtes në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë u bë hapja e ekspozitës së fotografive “Pëshpëritje të fshehura” nga artisti akademik Muhamedali Alili – Dali.

Pjesë e ekspozitës ishin 30 fotografi të nxjerrura nga krijimtaria e tij më e re. Në hapje të ekspozitës kanë marrë pjesë një numër i madh i dashamirëve të artit nga Kumanova, Gostivari dhe Prishtina, si dhe miqë të artistit Alili.

Artisti Osman Demiri në hapje të ekspoziës deklaroi se Muhamed Alili-Dali është një artist i madh, i cili ka nxjerrë detaje të gjësendeve që ne nuk mund ti vërejmë me syrin e njeriut.

Ndërsa, shkrimtari nga Prishtina, Fahredin Shehu tha se veprat e tij janë në pajteshmëri të plotë me natyrën. Sipas tij, Alili, ka paraqitur edhe shpirtin e tij artistik.

Kurse vet artisti akademik, Muhamed Alili-Dali falënderoi të gjithë të pranishmit. Për veprën e tij kanë folën edhe artistët e tjerë: Bujar Ahmeti, profesor i artit nga Gostivari, profesor Naim Spahiu nga Prishtina dhe Ibadete Avdiu-Ibo, artiste, nga Prishtina.

Ndryshe, kumanovari Alili ka diplomuar në FAF Shkup në vitin 2000 në degën grafikë, në klasën e profesorit Dimitar Milladinov. Merret me grafikë, disenj, pikturë dhe fotografi. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoni dhe jashtë. Është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve në shtet dhe jashtë tij. /LajmTV/

Loading...