Në Kuvend zgjedhja e njerëzve të parë të shumë institucioneve dhe komisioneve

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë seancë në të cilën duhet të propozohet zgjedhja e drejtorëve të disa institucioneve dhe anëtarëve të komisioneve, në mesin e të cilëve edhe të Agjencisë Operative-Teknike – AOT dhe revizorin kryesor shtetëror.

Edhe pse pika është vendosur në rend dite nuk dihet se a do të dihet sot emri i drejtorit të AOT-së sepse deri dje sipas informacioneve nga ekipet partiake të cilët negocionin, nuk ishte arritur marrëveshje. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkoski dje në pres-konferencë tha se bisedime ndërmjet ekipeve ka, por se marrëveshje nuk ka dhe se është shumë optimiste që të pritet të dihet emri i drejtori të AOT deri më sot.

“Për momentin ende nuk ka marrëveshje edhe pse bisedimet zgjasin intensivisht ndërmjet grupeve të punës të partive politike. Megjithatë është tejet optimiste të thuhet se deri nesër këto bisedime do të japin fryt”, tha Stoilkoski. Sipas tij, funksionimi i AOT është tejet me rëndësi për shkak të dyshimit mes të tjerash që edhe për momentin ka spekulime në opinion se përsëri janë keqpërdorur aparatet në institucionet dhe në këtë frymë presim që të arrihet marrëveshje.

Në seancën e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të sillet propozim-vendim për ndryshime në Vendimin për vlerën e kompensimit të deputetëve për shfrytëzimin e automobilit në pronësi personale për qëllime zyrtare dhe kompensim të shpenzimeve për pagesa rrugore dhe të sjellë vendim për vërtetimin e vlerës së kompensimit për qiranë e banesës.

Deputetët duhet të konfirmojnë propozim për zgjedhje të revizorit shtetëror të Entit Shtetëror për Revizion, për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në lëmin e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe procedurës për kundërvajtje, të konfirmojnë koeficientin për pagë të drejtorit të Agjencisë Operative-Teknike dhe të konfirmojnë Propozim-vendim për zgjedhje të drejtorit të AOT. Pritet që gjithashtu të konfirmohet Propozim-vendim për zgjedhjen e zëvendës drejtorit të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit shtetëror për preventivë të shkeljeve të së drejtave të fëmijëve, për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit shtetëror për preventivë të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, si dhe për emërimin e një anëtari të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.

Komisioni parlamentar duhet të përcaktojë edhe Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të bordeve për ndarjen e çmimeve shtetërore 8 Shtatori dhe 23 Tetor, ta përmbushë vendimin e emërimit të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve – anëtarë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, si dhe të Këshillit të Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Loading...