Sulmohet me gurë në qytetin e Manastirit autobusi i skuadrës së futbollit FC Shkupi, pak orë para fillimit të ndeshjes kampionale kundër Pobedës.

Autobusi është sulmuar para stadiumit të qytetit, sapo ka mbërritur klubi shqiptar.

Nga ky sulm është thyer xhami i pasëm, kurse policia tani është në vendin e ngjarjes.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar asnjë futbollistë, pasi lojtarët kishin zbritur më herët dhe janë gjendur në dhomat e zhveshjes.

Për në ora 13:30 minuta është progamuar të filloj ndeshja mes Pobedës dhe Shkupit.

 

 

Loading...