Ish zv. ministri Vladimir Lazareviq me të dhënat e fundit po trondit Maqedoninë, sipas tij 600 deri 2000 persona vdesin në vit për shkak të gabimeve të mjekëve. Ai thotë se edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare në Maqedoni rastet kur pacientët vdesin nga gabimet e mjekëve janë tepër të mëdha.

‘’Këto janë të dhën a alarmante, por për fat të keq shihen nga ana e kompetentëve dhe nga Ministria e shëndetësisë.

Në qoftë se do të kishte raporte publike dhe transparente sigurisht se gabimet e mjekëve nuk do të përsëriteshin. Ata jo gjithmonë janë shkak i lëshimeve individuale, sic ishte rasti i fundit i gruas shtatzënë dhe foshnjes në spitalin e Gjevgjelisë. Këtu ka edhe gabime tjera sistematike’’, ka deklaruar ish zv ministry i shëndetësisë Vladimir Lazareviq nga ‘’Health Grouper’’.

Ndryshe Maqedonia një vit më parë u trondit me një gabim katastrofal ku një gruaje 40 vjecare e cila ishte operuar nga karcelumi në zorën e trashë, pas operimit mjeku maqedonas zorën e trashë gabimisht e kishte lidhur me organin gjenital të gruas. Në këtë rast gruaja nevojën e madhe e ka bërë nga organi gjenital.

Loading...