Në Ministrinë e drejtësisë janë djegur katër zyra dhe shumë dokumente për Gruevskin dhe Boshkovskin

Katër zyra janë shkrumbuar, kurse edhe disa tjera janë përfshirë në zjarrin e mbrëmshëm në Ministrinë e drejtësisë. Zjarri e ka përfshirë edhe njërën ndër zyrat më të rëndësishme në këtë ministry, raporton telma. Burime në këtë Ministri kanë thënë se janë djegur dokumente në arkivin e Sektorit për Ndihmë ndërkombëtare juridike. Në atë arkiv ka qenë e vendosur edhe dokumentacioni dhe shkëmbimi i komunikimit me Greqinë për ekstradimin e ish agjentëve sekretë Goran Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për shkak të përgjimit dhe shkatërrimit të pajisjeve të DSK-së, transmeton Gazeta Lajm.
Nga Ministria e drejtësisë thonë se nuk ka vend për panik, sepse edhe nëse janë djegur ato dokumente, megjithatë ekzistojnë në formë elektronike në sistemin kompjuterik të ministrisë.
Është hera e dytë që digjet kjo ndërtesë, por herën e parë zjarri kishte përfshirë vetëm fasadën e sapo vendosur në sitilin barok.

Loading...