Në muajin e Madhërishëm të Ramazanit në xhaminë shqiptare në Staten Island- NY, hapet ekspozita Besa

STATEN ISLAND NY : Në sajë të një bashkëpunimi mes udhëheqesve fetar nga Hebrew Union College dhe udhëheqsve shpirtëror të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island janë formuar dy grupe të përbashkëta, të cilat bënë edhe transferimin të një koleksioni të fotografive të quajtur BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e librit të tij BESA.

Javën e kaluar Instituti Hebraik Religion Museum, dhe kolegji, Hebrew Union College transferuan Koleksion Besa në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – një Koleksion ky që dokumenton rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shpëtimin e komunitetit Hebre gjatë Holokaustit, thuhet në një njoftim për media nga Xhamia në Staten Island.

Trasferimi zyrtar i këtyre dokumentave, të nxjerra nga Hebrew Union College – Jewish Institute of Religion (HUC-JIR) Museum, është bërë më 31 maj, 2016, pohon njoftimi zyrtar, duke e konsideruar këtë një ngjarje historike.

Për këtë arsye Hebrew Union College dhe Instituti Hebre i Fesë (HUC-Jir) , lëshoi një dekleratë, ku thotë se “është mjaft i kënaqur, që zyrtarisht Koleksioni Besa, gjatë këtij muaji do të jetë edhe në xhaminë e shqiptarërve, në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island, në partneritet me Këshillin e Komuniteti Hebre dhe Wagner College.

Ndërkohë, Dr. Imam Tahir Kukaj, nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – vuri në dukje, me këtë rast se “Shqiptarët, dhe hebrenjtë, kanë shumë atribute të ngjashme, të dy vendet janë shumë krenarë për historinë dhe trashëgiminë e tyre. Është, një nder i madh dhe privilegj për Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, që të jetë një shtëpi e përhershme e këtyre dokumenteve dhe fotografive të asaj periudhe së Luftës së Dytë Botërore, ku tani çdo njeri nga ne mund të tregojë nëpërmjet këtij koleksioni aktin e madh të popullit shqiptarë Besën, dhe të frymëzojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e shpëtimit të jetës së Hebrenjëve, nëpërmjet virtyteve të popullit shqiptarëve, të guximit, sakrificës dhe mirënjohjes”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Koleksioni “Besa: Muslimanët Shqiptarë të cilët shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”, është një set i gjatë i fotografive nga Norman Gershman që tregon historinë e muslimanëve shqiptarë, që kan strehuar hebrenjtë, të ikur persekutimit nazist.

Jean Bloch Rosensaft, Drejtor, i Muzeut Hebraik, dhe Instituti Hebre i Fesë (HUC-Jir) në New York, ka deklaruar se:”Ky koleksion i fotografive, është një përkujtes e fuqishëme sot, për të treguar atë se si dhe çfarë bënë shqiptarët, e të gjitha besimeve fetare, për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe na mëson se ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë të mirëkuptimit, të drejtësisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe paqes”

Kjo veprimtari e mbajtur në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island thotë njoftimi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë të çelur në muajin e madhërishëm, që përkon me kohën më të shenjtë në kalendarin islamik, muajin e Ramazanit.

Kurse, në bashkëpunim me Kolegjin Wagner, Qendra për Studime të Holokaustit do të ketë në partneritet, zhvillimin e një programi i projektuar për të qenë për mbledhjen e dokumenteve dhe fotografive të Luftës së Dytë Botërore, për tua treguar studentëve të universitetit “ Se cili ishte akti i guximit dhe humanizmit të muslimanëve shqiptarë gjatë Holokaustit, Besa e shqiptarëve, kapur kaq bukur në këtë ekspozitë, ajo do të frymëzojë brezin e ardhshëm për të ndërmarrë veprime pozitive ndaj paragjykimeve, anti-semitizmit dhe racizmit. Ne shohim përpara për të punuar së bashku për të edukuar të rinjtë e të gjitha besimeve”, vuri në dukje Prof. Lori Weintrob, Drejtor, Qendra për Arsim e Holokaustit, në Wagner College

Ndërsa, Rabbi Bob Kaplan i Qendrës për Arsim e Holokaustit, në Manhattan New York, vuri në dukje se “Është ky lloj partneriteti që e bën qytetin tonë aq emocionuese. Ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë historitë tona të thella mes njeri tjerit dhe se si komunitetet e qytetit tonë janë duke krijuar rrugët e paqes dhe të bashkëpunimit përtej atyre që kërkojnë të na ndajnë “ thotë Rabbi Bob Kaplan i Qendrës për Arsim e Holokaustit.

Rreth ekspozitës:

Besa: Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, fillon me udhëtimin e fotografit të njohur hebre Norman Gershman në Shqipëri dhe Kosovë, në vitin 2004, kur ai u “ hipnotizua” nga fragmentet të tregimeve rreth hebrenjve që mbijetuan ,nga lufta, ngaqë u mbajtën të fshehur nga shqiptarët, në Shqipëri e Kosovë e viset shqiptare. Ai më pas bëri udhëtime të shumta në Shqipëri së bashku me një përkthyes dhe u mirëpritë nga populli shqiptar, i cili ishte i etur për të treguar dhe ndarë historitë e tyre, me pjesën tjetër të botës, pas rrëzimit të rregjimit komunistë të Enver Hoxhës. Lufta e Dytë Botërore e pati shkatërruar Europën, edhe nga humbja e popullsisë së hebreje, por do të gjendej një vend shpëtimtar, që ishte Shqipëria , dhe populli i saj i cili ishte i vetmi vend që doli pas luftës të tregojë se një numër i para Holokaustit ishte më i madh i hebrenjve, rreth 2000 që ishin të pasluftës së Dytë Botërore.

Mbi 2,000 hebrenj në Shqipëri, që shkuan më pas në Greqi, Austri dhe Itali ishin nga ata që u strehuan në shtëpitë e familjeve shqiptare. Përgjigja mbizotëruese në pyetjen e diferencës së qëndrimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë e njëjtë … sepse ishte BESA, ai kodi nderi i Shqiptarëve që mbrojti me konceptin e respektit, altruizmit dhe besimit, Besës për të mbajtur një premtim, për të ofruar ndihma, për mikun dhe të huajin.

BESA ka zbuluar nga takimet me miqt e tij shqiptarë fotgrafi i njohur hebre Gershman është :” Mbajtja e premtimit është thelbi i këtij kodi madhështore të sjelljes njerëzore. Besa tij ose të asaj — është besim dhe nderim – dhe është virtyt shqiptarë i cili vjen si burim i guximit personal, sidomos në shpëtimin popullin hebre, gjatëHolokaustit. Portretet individuale të familjeve shqiptare që shpëtuan çdo jews, në atë kohë janë në dokumentat zyrtare Muzeum Kombëtar Yad Vashem në Jeruzalem, Izrael, dhe janë ekspozuar, më pas edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York City.

Libri fotoalbum i hebreut Norman H. Gershman që u botua në vitin 2008 nga “Syracuse University Press” në gjuhën angleze, është si rrjedhojë e ekspozitave të mbajtura në fillim në Jerusalem duke u bartë deri në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ,me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.

Libri është i ilustruar me përplot fotografi të cilat përcjellën me deklaratat e protagonistëve që kanë sakrifikua veten dhe familjet e tyre vetëm me një qëllim-ti shpëtojnë me aq forcë dhe guxim sa kanë pas familjet apo individët të përkatësisë fetare të hebrenjve të cilët ndiqeshin nga nazistët gjerman çdo vend ku kishte shkel këmba naziste gjermane, e me këtë rast në Kosovë dhe Shqipëri.

Libri është botuar nga një material i lartë kualitativ dhe ka gjithsejtë 119 faqe. Libri BESA i Norman Gershman, dhe ekspozita e Holokasustit se si shqiptarët shpëtuan Hebrenjët janë nderuar edhe nga Dhoma e Lordëve në Londër në vitin 2011.

Loading...