Ambasada e Kosovës në Berlin ka ulur flamurin në gjysmështizë të shtunën në mbrëmje.

“Pos në kryeqytetin e Gjermanisë edhe në misionet Diplomatike të këtij shteti në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë në kujtim të Fadil Vokrrit”, njofton ambasada.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, në profilin e tij në Twitter mes tjerash ka shkruar për Fadil Vokrrin: “Një njeri i madh i sportit, një njeri i madh i Kosovës, la tokën për të shkuar në Amshim dhe Përjetësi. Pusho i qetë #FadilVokrri”.

Sot në Kosovë do t’ i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, i cili vdiq dje në moshën 57 vjeçare.

Loading...