Në një xhami në Sarajevë të premten ishte vjedhur një çantë në të cilën gjendej një laptop, ngjarje që ishte kapur nga kamerat e sigurimit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, vjedhja ka ndodhur gjatë namazit të natës, kur hajdut hyri në xhami, ka qëndruar një kohë të shkurtër dhe gjatë largimit ka marrë një çantë që gjendur afër derës.

I njëjti person, 15 ditë më parë në xhami kishte vjedhur një çantë që mbante një celular, çelësat e makinave dhe portofolin me dokumente.

Sipas dëshmitarëve okularë, bëhet fjalë për një adoleshent, mes moshës 15-16 vjeç.

Loading...