Policia e Kosovës në raste të ndara ka gjetur marihuanë të mbjella nëpër vazo të luleve.

Në rastin e parë raportohet se në rrugën “Rugova”, Policia pas një informate ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, i mitur, me ç’rast në një vazo ka gjetur dhe ka konfiskuar 7 bimë të mbjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar në prezencë të prindit. Me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Asllan Pireva”, ku Policia pasi ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit në 10 vazo ka gjetur dhe ka konfiskuar 14 bimë të mbjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Loading...