Në rajonin e pollogut për gjashtë muaj janë zbuluar 1.118 vozitës pa patentë shoferi

Policia në rajonin e Tetovës në gjashtë muajt e parë nga ky vit ka zbuluar 597 vozitës pa marrjen e patentës së shoferit dhe patentë jo valide. Numri i këtyre vozitësve “ilegal” të zbuluar në rajonin e Gostivarit për të njëjtën periudhë arrin 521 vozitës, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se bëhet fjalë për persona të cilët kanë vozitur vetura, motoçikleta, ndërsa jo rrallë herë edhe furgona, kamion, por edhe autobus.

Numri më i madh i këtyre personave, sqaroi ai, janë të moshës 17 deri më 30 vjeç prej të cilëve nuk është numri i vogël i atyre të cilëve kanë marr pjesë edhe në aksidente.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me kontrolle qëllimi i së cilës janë patentat e shoferit dhe të cilat në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit do të shpërndahen me intensitet dhe dinamikë më të madh. /Telegrafi/

Marjan JosifovskiSPB Tetovë

Loading...