Në Rusi është regjistruar temperaturë shumë e ulët prej minus 62 gradëve

Rekord temperaturë e ulët prej minus 62 gradëve është regjistruar në rajonin “Golemo Ollhovo” në rrethinën autonome “Hanti Mansisk”, njoftuan autoritetet lokale të mërkurën, transmeton gazeta Lajm.

“mbrëmë në fshatin “Kazim Bellojarsko” ishin matur minus 58 gradë… dukshmëria praktikisht nuk ekziston. Të dhënat e fundit tregojnë minus 62 gradë sot, në rajonin e njëjtë”, ka deklaruar për agjencincë RIA përfaqësuesja e autoriteteve lokale Elena Shumakova.

Për shkak ftohtit ekstrem është ndërprerë arsimi në shkollat. Më herët është publikuar se për shkak të kushteve shumë të vështira të motit janë anuluar të gjithë fluturimet në aeroportet lokale.

Sipas autoriteteve, meteorologët parashikojnë të premten temperatura të rritet në minus 30 gradë Celsius dhe bëjnë shaka se do t’ju duket se janë në ndonjë pushimore jugore.

Rekordi absolut i temperaturës që është regjistruar në Rusi, është vërejtur në fshatin “Ojmjakon” në “Jakutija”, të cilin e quajnë “pol i ftohtit” i planetit. Aty në vitin 1938 janë matur minus 77.8 gradë Celsius.

Loading...