Meçi mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të zhvillohet rreth orës 23:30 sipas kohës sonë në “Principality Stadium”.
Aty ku u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar mes Juventusit e Real Madridit “Principality Stadium”, do të zhvillohet një tjetër ngjarje e madhe sonte – meçi për titullin e kampionit të botës mes Joshuas e Parkerit, raporton Gazeta Express.
Meçi është paraparë të fillojë rreth orës 23:30 sipas kohës sonë, duke bërë kështu një kompromis midis kërkesave të tregut në Britani të Madhe, Evropë dhe tregut në Shtetet e Bashkuara.
Në program janë edhe tetë parameçe dhe ndër to dueli më interesant është ai midis rusit Alexander Povetkin dhe britanikut David Price, që është meçi i fundit para atij kryesor.
Anthony Joshua dhe Joseph Parker nuk dinë për humbje dhe barazime deri më tani në karrierë – ata regjistrojnë 20 KO, respektivisht 18 KO.
Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katër këto versione.
Fituesit të këtij meçi më pas i mbetet që të duelojë me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote ne kategorinë e rëndë në versionin WBC.
Pas meçit me Wilder, që ende nuk dihet kur do të zhvillohet, për herë të parë – pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë në të gjitha versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF, IBO dhe WBO).

Loading...