Nga e premtja, e deri të dielën, në kalanë e Shkupit do të mbahet edicioni i 10-të i International Moto Fest, me të cilin do të shënohet 10-vjetori i themelimit të klubit ”Ujqit e natës” në Shkup.

Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e motociklistëve nga vendet fqine, por edhe nga Sllovakia, Çekia dhe Rusia. Të shtunën është paraparë një defile të motociklistëve nëpër rrugët e Shkupit, duke dashur të dërgohet një porosi për siguri më të madhe në komunikacion.

Loading...