Në Shkup shënohet Dita botërore e refugjatëve – 20 qershori

Në Klubin e gazetarëve do të shënohet Dita botërore e refugjatëve – 20 qershori/

është paraparë që në këtë aktivitet të flet përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Mohamad Arif, i cili do të shpërndajë mirënjohje për gazetarët dhe fotoreporterët e ciklit vjetor të shpërblimit për raportim profesional për refugjatët.

Do të ekspozohen të gjitha fotografitë e pranuara në konkursin për fotoreporterët, si edhe vizatimet e fëmijëve me temë ”Çfar do t’u kishit falur fëmijëve refugjatë?”.

Loading...