Në Shkup u mbajt debat për efikasitet në transportin publik

Në bashkinë e Shkupit u mbajt debat për arritjen e efikasitetit më të madh në transport. Debati është mbajtur në kuadër të projektit evropian CREATE, Ulja e dendësisë në komunikacion në Evropë – arritja e efikasitetit transportues”.

Idetë e tyre iprezantuan ekspertë të sferës së transportit urban nga Londra, profesorë nga disa fakultete në Maqedoni, përfaqësues të administratës së bashkisë së Shkupit, MPB-ja, Instituti për planifikim, urbanizim dhe komunikacion – In Puma dhe Agjencia për planifikim hapësinor.

Qëllimi kryesor i projektit është ulja e dendësisë në komunikacion në qytetet evropiane përmes nxitjes së ndryshimit të prirjeve transportuese, nga udhëtimi me veturë në udhëtimin me lloje transporti të qëndrueshme, si transporti publik, biçikletat dhe ecja.

Loading...