Në Teatrin Shqiptar në Shkup do të shfaqet premiera e shfaqjes ”Të gjithë bijtë e mi”

Të mërkurën (12 tetor) do të shfaqet premiera e shfaqjes ”Të gjithë bijtë e mi” në Teatrin shqiptarë në Shkup. Kjo shfaqje është bërë sipas Artur Miler dhe është në regji të Dimitar Elenov.

Në shfaqje do të aktrojnë: Sefedin Nuredini, Teuta Ajdini-Jegeni, Adem Karaga, Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Hamdi Rashiti, Aida Elezi, Asdren Selimi, Vjollca Bekteshi-Hamiti, Agim Baftii dhe Ilir Nuredini.

”Sonte, para baballarëve dhe para bijëve do t’i parashtrojmë pyetjet e përjetshme për të mirën dhe të keqen, për lumturinë dhe fatkeqësinë, për qëllimin e jetës dhe misionin e individit.” shkruhet në programin e kësaj shfaqje.

Loading...