Ejup Berisha

Në Ballkan ka shumë lider politik por fatkeqësisht asnjëri nga këta nuk është i njohur, pra lirisht mund të them dhe nuk pendohem aspak se gati se të gjithë këta njerëz që veten e quajnë apo dhe e llogarisin si lider politik janë të panjohur, apo përherë mbeten anonim për opinionin e gjerë si dhe për shoqërinë në përgjithësi. Ne pra si qytetar për dallim prej liderëve mbetemi përherë të njohur në opinion, ky status apo dhe epitet nuk harrohet dhe nuk zhduket kurrë ndërsa i politikanëve po posaçërisht i atyre tipave që dashurohen në veten e tyre, si dhe për ata që nuk sillen mirë me qytetarët dhe përherë bëjnë keq në shtet dhe shoqëri. Këta fatkeqësisht mbeten siç thashë më lartë përherë lider të panjohur apo anonim. Kjo thënia i përshëndes liderët e panjohur politik është e ngjashme me atë thënien. Sot delegacioni i Republikës së Maqedonisë vendosi kurora lulesh te varri i ushtarit të panjohur. Ky aktivitet ndodh kur delegacione shtetërore shkojnë për vizita zyrtare në shtete të jashtme dhe si pjesë të aktiviteteve të tyre protokolare parashihet vendosja e kurorave lulesh te varri i ushtarit të panjohur. Pra kjo bëhet në shenjë falënderimi për kontributin dhe sakrificën e atij ushtari që nuk i dihet as emri dhe mbiemri e i cili e ka dhënë më të shtrenjtën e tij jetën për lirinë e mëmëdheut të tij. Me këtë rast pra edhe pse kur dëgjohet për të parën herë lajmi duket qesharak megjithatë ushtari i panjohur është fakt sepse të tillë ka përplot nëpër botë. Por edhe liderë të panjohur ka shumë sot, të tillë ka edhe në vendin tonë por ajo që na mungon sigurisht që është varri i ushtarit të panjohur. Prandaj në pamundësi që unë të shkoj e ta vizitoj varrin e ndonjë ushtari të tillë dua që nderë dhe respekt me një përshëndetje tu bëj të gjithë Liderëve politik të panjohur të cilët me çdo kusht duan që jo vetëm të bëhen por edhe të mbeten të panjohur apo anonim. Ajo që unë mund të bëj me këtë rast është veprimi që vetëm ti përshëndes të gjithë liderët politik të panjohur formalisht me shkrim sepse në realitet këta nuk mund ti gjej askund që ti përshëndes faktikisht apo dhe fizikisht sepse gati të gjithë i ikin kontaktit direkt jo vetëm se me mua por edhe me qytetarët e shumtë në këtë shtet. Pra edhe njëherë dua të sqarohem se pse i përmend liderët e panjohur politik sepse te ne gati të gjithë liderët politik preferojnë që të jenë jo vetëm të panjohur por edhe të padukshëm, në vend që të bëhen të njohur me qëllim që të mbeten gjithmonë në kujtimet e njerëzve dhe në analet e faktografisë politike dhe historike të shtetit. Këta pra gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë prezent në politikë por kanë qenë janë dhe do të mbeten gjithmonë të panjohur. Kur jemi te liderët politik pra lirisht mund të thuhet se këta para futjes së tyre në politikë, pastaj pas futjes, si dhe pas përfundimit të karrierave të tyre politike mbeten të panjohur bile pas përfundimit të mandateve të tyre politike të njëjtët shumë shpejtë edhe harrohen dhe atë sikurse të mos kishin qenë kurrë të kyçur në politikë. Te ne në vendin tonë ne asnjëherë nuk arrijmë që ti njohim Liderët politik pasi që këta shumë shpejtë tjetërsohen apo bëhen sikurse të ishin të huaj. A e dini se pse ndodh një gjë e tillë sepse shumica e tyre shumë shpejtë dhe papritur si parashutistë paraqiten në opinion, rrinë një kohë të caktuar në afat të shkurtër apo dhe më të gjatë në politikë dhe të njëjtit pas një periudhe të caktuar ikin nga politika pa u vërejtur apo pa u njohur fare me ne, dhe ne pa i njohur fare ata. Liderët politik vendin e punës së tyre e kanë në rrugë e jo nëpër zyra apo ambiente tjera të mbyllura e të panjohura, por thjeshtë ata duhet të shihen tërë kohës në rrugë. Krejt kjo me qëllim që këta të takohen me qytetarët dhe përherë të flasin me ta për të gjitha çështjet që i tangojnë qytetarët. Liderët pra përherë duhet të takohen e të përshëndeten me njerëz e jo të rrinë shumë larg prej tyre. Të njëjtit duhet ti dëgjojnë hallet, brengat, vështirësitë si dhe të njihen me sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe me këtë rast ti urdhërojnë strukturat partiake dhe administrative shtetërore dhe publike që tu ndihmojnë qytetarëve për ti zgjidhur më lehtë dhe më shpejtë të gjitha këto. Nëpër Zyra e kanë vendin vetëm se administratorët të cilët në bazë të rregullave të ligjit për marrëdhënie pune dhe ligjeve të tjera me të cilat rregullohet veprimtaria dhe funksionimi i administratës shtetërore dhe publike duhet të rrinë nëpër zyra me qëllim që ti shqyrtojnë kërkesat kryesore të qytetarëve, pastaj ti analizojnë dhe përpunojnë parashtresat dhe ankesat e tyre apo thjeshtë të mundohen ti zbatojnë ligjet . Një lider që nuk del në teren dhe nuk i shtrëngon duart sinqerisht me qytetarët dhe nuk i pyet ata për hallet dertet,telashe pastaj, ai që nuk bisedon për mangësitë e vështirësitë që i kanë si dhe me cilat sfida ballafaqohen këta individ ai lider nuk duhet ta mbaj këtë epitet. Një individ i tillë i kyçur në politikë nuk mund të jetë lider i mirë i sinqertë dhe i realët ndërsa mu liderët politik duhet të jenë të tillë. Në jetën e përditshme apo në realitet me të vërtetë shumë gjatë kohë ka që nuk jam takuar me ndonjë liderë politik dhe nëse këta vazhdojnë të sillen me injorancë e arrogancë ndaj meje dhe ndaj qytetarëve të tjerë në përgjithësi nuk besoj se do të arrijnë të kujtohen dhe të mbahen mend si lider por të njëjtët do të mbahen mend si diletant në politikë. Unë nuk e di se pse nuk duan të takohen me ne ndërsa çuditërisht këta vetës i thonë Lider demokrat. Ndërsa për të qenë lider demokrat nuk është çështje e lehtë sepse duhesh të lodhesh shumë për ti kryer obligimet që parashihen për një lider. Prandaj të gjithë liderët e deritashëm të cilët un i quaj të panjohur pasi që kanë pasur dhe kanë shumë pak intelegjencë dhe sipas gjitha gjasave ishin dhe janë me aftësi të kufizuara veprimi si dhe për shkak se shumë shpesh janë bërë dhe bëhen mendjemëdhenj të gjithë i informoj se kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë të panjohur. Dhe më thoni ju lutem se a është në rregull që qytetarëve tu kërkosh vota për ti udhëhequr dhe pas marrjes së mandatit të mos dalësh më asnjëherë para tyre të paktën sinqerisht ti falënderosh dhe ti përshëndetësh ata njerëz që një pjesë të besimit apo të pushtetit të tyre ua falin Liderëve që unë i quaj dhe do ti quaj pandërpre të panjohur apo anonimus.

Loading...