Kuriozitete

Në vend të makinerive , tokën prej 400 hektarë e lëron me ndihmën e kuajve (Foto)

Në-vend-të-makinerive-moderne-token-prej-400-hektareve-e-leron-me-ndihmen-e-kuajve-foto-3

Jonathan Waterer nga Devon i Anglisë, që është pronar i një toke prej më se 400 hektarësh, ende shfrytëzon kuajt për të kryer punën e nevojshme në fushë.

Për dallim nga fermerët tjerë, 57-vjeçari punon njëjtë sikurse paraardhësit e tij që ndihmoheshin nga kafshët, para se të lansoheshin makineritë me djegie të brendshme.

Në-vend-të-makinerive-moderne-token-prej-400-hektareve-e-leron-me-ndihmen-e-kuajve-foto-4

Kjo formë jo vetëm se i pëlqen më shumë, por i duket shumë me ekonomike, sepse kuajt që kanë secili nga një ton dhe janë të gjatë më se dy metra, janë më të lirë se makinat.

Në-vend-të-makinerive-moderne-token-prej-400-hektareve-e-leron-me-ndihmen-e-kuajve-foto-2

“Fqinjët kanë tokë të njëjtë dhe për ta lëruar atë, i duhen katër traktorë dhe po aq punonjës. Kuajt e mijë hanë vet tërshërë dhe barë, që ka pa masë”, ka thënë Waterer lidhur me rastin.

Në-vend-të-makinerive-moderne-token-prej-400-hektareve-e-leron-me-ndihmen-e-kuajve-foto-780x439

Në fakt, kuajt e racës Shire që mund të punojnë mirë deri në vitet e 20-ta, shfrytëzohen për punë të gjatë, sepse janë të palodhshëm.

 “Mënyra vjetër e lërimit të tokës merr më shumë kohë, por është tradita ynë dhe duhet ta kultivojmë”, ka thënë më tutje pronari i më se 40 kuajve.
Pos kursimit që bënë me këtë rast, ai pretendon se e mbron ambientin nga lëshimi i gazrave që bëjnë traktorët.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top