Të gjithë kemi një emër dhe mbiemër dhe secili jemi krenar për vetveten. Madje, tepër krenar për rrënjët, gjakun, fisin dhe pronën tonë; dua të them se ne jemi krenarë deri te pragu ynë i derës, përtej krenaria jonë kthehet në indiferencë, moskokëçarje, abuzim, përçmim, injorancë, madje me të kaluar pragun e derës tonë, ne shndërrohemi në përbindësha, nuk e çajmë fare kokën se i bëjmë dëm natyrës, e ndotim ambientin, ia prishim qetësinë fqinjit, të afërmit, mikut, e korruptojmë sistemin, abuzojmë me të dhe, në fund, hiqemi për të moralshëm, as Zotin nuk e lëmë të qetë me lutjet tona bajate, sikur Ai të ishte një objekt i yni, një shpërlarës i të gjitha të ligave tona!

Arbër Çeliku

Loading...