Nën përkujdesin e Ali Ahmetit, do të mbahet akademia përkujtimore “20 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës”

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të Ismet Jasharit – Komandat Kumanovës, nën përkujdesin e ish-kreut të UÇK-së në Maqedoni, tanimë lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandat Kumanovës, informon Zhurnal.

“Ju ftojme të merrni pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së Ismet Jasharit – Komandat Kumanovës. Akademia organizohet nën përkujdesjen e ish kreut të UÇK-së, Ali Ahmetit dhe do te mbahet me 27 gusht 2018 (e hënë) në hotelin Aleksandar Palas në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Loading...