Evis Preka ishte e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik në Velipojë, ku bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët Noemi, Ajseli dhe Rajan i vogël humbën jetën.
Pas tragjedisë Evisa u transferua në spitalin e Durrësit, kjo me kërkesë të prindërve të saj për t’i qëndruar afër dhe që nuk i janë ndarë për asnjë moment pas tragjedisë. Pas një jave kërkimesh për të vegjlit e saj, ishte i ati që i dha lajmin e kobshëm. Dhe Evisa kaloi në gjendje shoku dhe ndodhej nën efektin e ilaçeve.
Një tragjedi që s’ka fjalë të përshkruhet… Një nënë fatkeqe që iu shuajt familja dhe që jeton tashmë mes dhimbjes, trishtimit dhe zisë.

Sot vajza e saj Ajseli do të festonte ditëlindjen. E si mund të ndihet ajo, kur nuk mund ta urojë, ta përkëdhelë dhe të mblidhen për të festuar? Vetëm një dhimbje nëne e di!
Ka qenë halla e saj, ajo e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar:
“Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niece ”.
Menjëherë kanë vërshuar komentet pikëlluese që Ajseli iku nga kjo botë kaq e vogël.
Ajo që të bie në sy është ajo e nënës së Ajselit, 37-vjeçares Evis. “Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim”, – ka shkruar ajo, që më tej përlot me dedikimin.
Më tej, ajo shprehet se shpirti i saj është i mbaruar dhe se iu lut shumë Zotit për fëmijët.“ Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to”, – ka shkruar ajo.

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, i ati i Evisës tregonte se ajo nuk mbante mend asgjë nga aksidenti. Kujtonte vetëm se të voglin e saj Rajan e kishte në gji, dhe se ai i kishte fluturuar nga duart.
“Nuk mban mend gjë nga momenti që ka ndodhur. Kujton që bashkëshorti, Mondi po i jepte makinës dhe po fliste me vajzën 5 vjeçe, Ajselin, e cila ishte në vend të parë të pasagjerit. Asnjëri prej tyre nuk i kishte vënë rripat e sigurimit. Më tha se ajo po mbante në gji, Rajanin 6 muajsh, ndërsa pranë kishte Noemin 10 vjeçe. Nuk e kujtoj thotë përplasjen, por mban mend kur kishte fluturuar jashtë makine dhe dëgjonte Ajselin që qante: ‘Dua mamin, dua mamin’. Nga duart i kishte fluturuar edhe Rajani”, pohonte i ati javë më parë.

Loading...