Nëna me 7 fëmijë nga Tetova lutet për një dhomë, nesër mund të mbesin në rrugë (Video)

“ Nuk e ndiej veten se jam nënë e mirë, mendoj se unë i marr edhe fmijët në qaf pse nuk mund të kujdesem siç duhet”

Kjo është Ajshe Ceka, nga Tetova, vet nënë e vet babë i 7 fëmijëve. Familja 8 anëtarëshe, së shpejti mund të mbesë në rrugë, sepse tashmë muajin e katërt nuk është në gjendje të paguajnë faturat dhe qeranë, e cila është 130 eurosh. Tetë mijë denarë janë të ardhurat e vetme të familjes Caka, të cilat nëna Ajshja i fiton duke pastruar. Me ato pak të ardhura ajo nuk është në gjendje të të paguaj qeranë, faturat e energjisë apo të ushqejë fëmijët. Lutja e saj është të ketë një strehë për fëmijët e më pas edhe nëse vdes, thotë, e ka shpirtin rehatë.

“Më shumë rrugëve kam mbet më fmijët. Ka pas raste kam hyrë edhe nëpër banesa ky hyrja nuk ka çeles dhe jam fshehur me fëmijët për ta kaluar natën. Sa thërriste sabahu dilnim ma shpejt me fëmijët që mos të na shohin. Ka pas raste edhe kur kam shkuar nëpër podrume, kush do më lironte ndonjë podrum veç për të fjetur me fëmijët me muaj të tërë ashtu, deri sa ta merrja pak veten. Deri sa të gjindesha ta marr një banes”- thotë e përlotur nëna Ajshe.

Kur mbërritëm në shtëpinë e familjes Ceka vajza dhe djali i vogël ishin ulur për të ngrënë, ndërsa në tavolinë kishin vetem gjysmë buke.

“- Çfarë ke ngrënë sot?
– Buk thatë.”

Ajshe thotë se ka pasur disa njerëz që janë munduar ta ndihmojnë duke i dërguar ushqime, por ajo në banesën një dhomëshe për të gatuar ka vetëm një bombul, nuk ka as frigorifer dhe thotë se po t’i pranojë ushqimet që duan t’i sjellin, nuk ka ku t’i mbajë, sepse të nesërmen mund të dalë në rrugë. Ajshja tregon se ka pasur raste kur e kanë larguar nga banesa në mes të dimrit dhe si zgjidhje ka hyrë në ndonjë oborr duke kërkuar një vend të thatë ku të ulët me fëmijët e saj, por pronarët e shtëpive e kanë përzënë edhe prej aty, duke i thënë se do të thërrisnin policinë.
Ajo thotë se fëmijët janë në stres gjatë tërë kohës dhe kur e shikuan se po mblidhte rrobat, të shqetësuar e pyetën se a ka gjetur banesë tjetër.

“ A kemi gjet banes? A do dalim në banesë?”

Të ardhura shtesë mundohet t’i sigurojë edhe djali i saj i madh, i cili tashmë bën 18 vjeç. Në të shumtën e rasteve ai punon si puntorë krahu dhe ndonjë ditë fiton 200 deri 300 denarë. Ajo përveç lutjes për një dhomë për fëmijët e saj, lutet që t’i ndihmojnë edhe për të gjetur një punë të qëndrueshme për djalin e saj.
Fëmijët e tjerë, të cilët janë minoren, Ajshja përpiqet t’i shkollojë edhe pse thotë se i vjen rëndë që nuk mund t’i veshë më rroba të reja si moshatarët e tyre.

“ A i ke çantën, librat, fletoren, rrobat? Nuk i kam krejt, ama kam”

Artani 11 vjeç, i cili i dëshpëruar kishte dalë në rrugë të kërkojë ndihmë nga kalimtarët e rastit dhe kur po largoheshim ishte kurioz të dinte se sa ditë nevojiten për të blerë një dhomë. Duke besuar në mirësinë e njerëzve, ditët nuk ja ktheym në vite apo muaj dhe i thamë se me njerëzit e duhur, kjo dëshirë mund të realizohet brenda shumë pak ditësh.

Loading...