Nënat heroina!

Liljana Çerri

Sistemet politike dhe ekonomike ne Shqipëri kane vendosur fatin e gjithë shoqërisë jo vetëm te gjinisë femërore. Nëse behet një rezyme e shkurtër jemi rritur me frymën e respektit dhe perultesise ndaj gjinisë mashkullore. Jemi edukuar se nuk duhet kthyer fjala kurrë këtyre burrave pasi këta janë “ZOTI”. Nëse ne bote protestohej si sot e shume vite me pare për te drejte vote ne Shqipëri akoma stërgjyshi vendoste se çfarë duhet te vishte nusja nipit. Nejse te ulesh e te mendosh jemi fajtore vete për shumicën e gjerave. Sot dua te protestoj ne heshtje për ju NENA qe duruat ne heshtje dhunën dhe te bërtiturat e burrave tuaj pa shkak, për ju gra qe duruat për hir te fëmijëve dhe opinionit publik. Sot unë bija jote dua tët them FALEMINDERIT qe sfidove opinionin publik për arsimimin tim për lirinë time për te drejtat e mija për këtë qe jam unë sot. Sot ti heroina ime por edhe plot grave te tjera ndjehu krenare deri ne amshim për punën tuaj, ndjehu e nderuar pasi dite te vlerësosh një burrë qe te fali 6 vajza, dite ta besh atë krenar për ty dhe vajzat e tij. Ti mbretëresha e mendimeve dhe udhehqesja kryesore e jetës time me kokën lart I thua botes se me respekt e mësim bashkëjetove me vjehrrën  tende, gjyshen time. Ti qe je lodhur dhe kurre nuk ulërite por ruajte balancat ne familje. Ti qe u bere tabele sulmi nga te gjithe per interesat personale ke ditur si te ulesh gjakrat dhe te sfidosh mendimet negative duke na ulur prane njeri tjetrit perseri. Ti qe je lindur nga nje nene plot vlera dhe virtyte sot jemi ne hajdutet e vlerave te tua si simbol I krenarise. Luftove dhe nuk resht se luftuari me butësinë tende per cdo te mire e te drejte ne familje dhe fis. Ti qe gezove respektin maksimal nga babai im pasi me cdo vlere qe mbart ke ditur ta fitosh ate vleresim. Ti je krenaria e pafund e imja dhe une nxenesi deri diku mesatar I yti. Jeto per ne jeto per niperit dhe mbesat e tua jeto per te gjithe ata qe ke rreth vetes qe te mesojne nga ty dhe te behen sa gjysma jote. Krenohu sepse cdo gje e fitove vete me virtytet qe ke. Familja e shendoshe shoqeri e shendoshe dhe ti heroina jone I ke dhuruar kesaj shoqerie 6 yje nga vetja jote. Perultesisht te them faleminderit dhe lumturisht them se askush sdo kishte mundur te ishte nena ime pervec teje. Krenari pafund ndjej. 8 Marsi eshte dita e sfidave dhe ti I ke fituar sfidat e tua,ke zene vendin tend ne shoqeri si Zonje si Bashkeshorte e devoteshme dhe si Nene e perkushtuar.

 

Loading...