Maqedoni

Nëndega e PDSH në fshatin Hotël i bashkangjitet LR-PDSH-së (FOTO)

2-390-696x430

Në profilin e LR-PDSH Kumanovë në facebook shkruhet se nëndega e PDSH në fshatin Hotël të Likovës prej mbrëmë edhe zyrtarisht i është bashkangjitur LR-PDSH.

“Këtë veprim të tyre e bënë në mënyrë të organizuar dhe publike në prani të anëtarit të kryesisë qendrore të LR-PDSH Prof. Dr Elmi Aziri i cili përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoj për këtë veprim të tyre , si dhe bëri një përshkrim rreth situatës politike në vend. Ne sonte po kalojmë nga PDSH në PDSh , ne nuk po ndryshojmë rrugën tonë të veprimit politik por ne po bashkohemi rrugës së vërtetë të Arbrit të cilën rrugë e pason lideri Ziadin Sela dhe struktura e LR-PDSH ” u shpreh njëri nga anëtarë dhe aktivist i PDSH njëherit simbol i Pdsh në fshatin Hotël dhe në komunën e Likovës . Sipas njoftimit, i pranishëm ishte sekretari i degës së LR-PDSH Likovë Arben Jahia dhe përfaqsues tjerë të degës së Likovës .

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top