Nënkryetari i Bashkisë së Bursa-s, Abdylkadir Karlik dhe këshilltari i tij me origjinë shqiptare, Macit Cunali, morën pjesë në një aktivitet mbarëkombëtar të alpinizmit shqiptar të zhvilluar këto ditë në Elbasan.

Si shembull i përbërjes kombësive të ndryshme që janë bashkuar në Bursa, Karlik vetë është me origjinë bullgare. Është hera e dytë që vjen në Shqipëri dhe gjithmonë impresionohet nga mikëpritja e njerëzve. Ai thotë se ka krijuar miqësi të ngushtë me shqiptarë dhe se gjithmonë vjen me kënaqësi edhe në qytetin e Elbasanit në një aktivitet të shoqatës së Alpinizmit dhe Bjeshkatarëve.

12376414_10205651013459952_5076087767724566679_n

“Askujt nuk do t’i shkonte në mendje të krahasonte një qytet të madh si Bursa me rreth 3 milion banorë me Elbasanin që numëron 120 mijë, por një të përbashkët duket se e kemi. Në të dy qytetet bashkëjetojnë mirë kombësitë dhe fetë. Kështu, në Bursa janë bashkuar komunitete nga vende të ndryshme. ndërsa në Elbasan fetë bashkëjetojnë në mënyrë mjaft harmonike”, tha Karlik, që gjithashtu u dha disa përgjigje pyetjeve tona:

Çfarë përshtypje keni për shqiptarët?

Kam kënaqësinë që marr pjesë në një aktivitet  të AST Elbasani që bëhet këtu në qytetin tuaj. Ne Shqipërinë e respektojmë dhe e vlerësojmë se shqiptarët i konsiderojmë miq dhe vëllezër. Kemi miqësi mjaft të mira. Kemi shoqëri të ngushtë me drejtuesin Artur Guni. Me shqiptarët kemi një miqësi të përbashkët që nga shekujt e kaluar.

12374959_10205666953338439_3233478780513905309_o

Si janë organizuar komunitetet e ndryshme në Bursa?

Unë kam prejardhjen nga Bullgaria dhe të parët e mi kanë emigruar herët në Bursa. Kemi kultura dhe tradita të përbashkëta si ballkanas dhe kështu kemi vlera të përbashkëta me popullin shqiptar. Pse të mos bëjmë një shkëmbim të kulturave, në ekonomi, në shëndetësi etj. Mund të bëjmë bashkëpunime në trashëgiminë kulturore gjithashtu. Bursa është rreth 3 milion banorë dhe një në dy banorë ka prejardhje nga Ballkani. Ka shoqata të komunitetit shqiptar atje që janë të mirëorganizuara dhe veprojmë në harmoni me njëra-tjetrën.

Në fakt ju jeni shembull bashkëjetese mes kombësive apo jo?

Po. Qyteti i Bursa-s është një qytet ballkanik dhe bashkëjetesa në Bursa është një shembull  se sa bukur merremi vesh e jetojmë së bashku. E duam të reflektojë tek të gjithë këtë vlerë që kemi pasi është pasuria jonë më e madhe dhe reflekton edhe në bashkëpunimin e krijuar me qytetet shqiptare dhe lidhje të tilla që vazhdojnë prej shekujsh. Kam dëgjuar për bashkëjetesën fetare në Shqipëri e veçanërisht në Elbasan. Besoj se dhe ju këtë bashkëjetesë e keni vlerën  tuaj më të madhe.

800 mijë shqiptarë në Bursa

City_center_of_Bursa

Numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë më shumë 6 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve që janë strehuar në shtetin turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Dhe llogaria nis që nga fundi i sundimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi, për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Pjesa më e madhe janë vendosur në Stamboll, Bursa, Izmir, Ankara, Sakaria dhe Samsun. Vetëm në Bursa dhe rrethinat e saj llogaritet se gjenden më shumë se 800 mijë shqiptarë. Sheshi i shqiptarëve quhet Zafer. Pranë sheshit është edhe lagjia e shqiptarëve që ndodhet në qendër të qytetit, ashtu sikurse edhe shumë dyqane apo lokale të cilat administrohen nga shqiptarë të lindur aty, apo të ardhur më vonë. Po ashtu edhe shoqata e biznesmenëve në Bursa ka në përbërje të saj 70 për qind shqiptarë.

Loading...