Të hash diçka në mesnatë, përbën një rrezik shumë serioz për shëndetin e njeriut.

Kjo pasi shton rrezikun që femrat të preken nga kanceri i gjirit dhe meshkujt nga ai i prostatës.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim spanjoll i Institutit të Barcelonës për shëndetin global (IsGlobal), prej nga del, se kush konsumon rregullisht darkë pas orës 21.00 ose më pak se dy orë para se të bjerë të flejë, rrezikon 25% më shumë që të preket nga kanceri.

Studiuesit intervistuan 1800 pacientë spanjollë me kancer gjiri dhe në prostatë dhe mbi 2000 të pa prekur nga sëmundja, duke studiuar skemën e ushqimit dhe gjumin e tyre.

Shkencëtarët zbuluan se pacientët e prekur nga kanceri, kishin zakon që të hanin ushqim rreth mesnatës.

“Studimi ynë nxjerr qartë se kush nuk ha në orët e vona të darkës, rrezikon më pak për tu prekur nga kanceri. Këto rezultate nxjerrin në pah rëndësinë e vlerësimit të regjimit ushqimor dhe tumoreve”, shpjegon Manolis Kogevinas, autor kryesor i studimit të botuar në revistën shkencore “International Journal of Cancer”. /b.d

Loading...