Nëse hyni në Maqedoni, ja sa para mund të keni me vete dhe çka ju lejohet?!

Të gjithë ata që kthehen në Maqedoni përpos gjësendeve dhe bagazhit të tyre, mund të sjellin edhe
mallra me vlerë deri 350 euro. Por këtu nuk hyjnë cigaret, pijet alkoolike dhe parfumet, që janë të
lejuara në doza më të vogla, informon INA.
Sipas autoriteteve doganore, çdo udhëtarë mund të ketë deri në 200 cigare apo 250 gram duhan),
një parfum prej 50 ml, një litër pije alkoolike apo 2 litra verë.
Sa i përket asaj se para mund të fusin në Maqedoni, çdo udhëtarë ka të drejtë të ketë deri në 10 mijë
euro para të gatshme, të cilët nuk ka nevojë ti lajmëroj. Nga ana tjetër, ata që largohen nga vendi
duhet të lajmërojnë shuma më shumë se 2 mijë euro, edhe ate me vërtetim nga banka apo
këmbimorja. (INA)

Loading...