Nëse i keni këto shprehi, ju jeni çift shumë i dashuruar

Secili çift e ka mënyrën e vet të komunikimit, gjendja emocionale dhe problemet nga çifti në çift dallojnë, shkruan powerofpositivity.com, transmeton Gazeta Express.
Nëse ju i keni këto shprehi jeni shumë i lumtur.

Vazhdimisht mësoni gjëra të reja për partnerin

Nuk ka rëndësi se sa vite jeni bashkë, e rëndësishme është që ju çdo ditë të mësoni gjëra të reja për partnerin. Ju mund ta njihni partnerin duke I bërë pyetje të thella si: Si ke reaguar kur ke humbur kafshën shtëpiake?, Cili ka qenë momenti më i lumtur dhe më I pikëlluar I fëmijërisë?, Çka do të bëje nëse nuk do më kishe njohur mua?, Në çka besoni?, Kush ka më së shumti ndikim në jetën tënde?, Çfarë qëllime ke, dhe si mund të të ndihmoj që ti realizosh?, Si mund të bëhem partner më i mirë për ty?

Ju i ndani gjërat personale me partnerin

Tregoni partnerit për gjërat intime, çoftë sekrete të fëmijërisë, të familjes, trupin etj.

Jeni interaktivë

Komunikimi është gjëja më e mirë në lidhje, të dëgjuarit aktiv është dhurata më e mirë që mund të ja bësh partnerit. Luani me partnerin dhe dëgjojeni do të lidheni shumë me të,

Besimi dhe angazhimi i përditshëm për të bërë të lumtur partnerin janë ndër faktorët kryesorë të një lidhje të shëndoshë./Gazeta Express/

Përktheu: Merita Miftari

Loading...