Nëse ju dëgjojnë fqinjët duke u grindur me gruan/burrin – 400 euro dënim!

Zhurmës së përditshme nga fqinjët në vendin tonë mesa duket do ti vijë fundi! Të gjithë jemi dëshmitarë për çdo ditë apo çdo natë të dëgjojmë se si bërtet ose lëshon muzikë dikush nga jashtë dhe prish qetësinë, njofton Koha.

Përveç që të thirrin policinë, qytetarët nuk kanë alternative për thyerje të rendit publik, shkruan Koha. Nga SPB Shkup thonë se ka shumë thirrje dhe ankesa me bazë prishjen e qetësisë publike, ndërsa dënimet janë prej 100 deri 500 euro.

“Nëse dëgjoni grindjen e fqinjëve, kjo do të thotë se izolimi i ndërtesës nuk është i mirë dhe qytetarët duhet të intervenojnë tek ai nga i cili e kanë blerë banesën. Por, nëse bëhet fjalë për shqetësim në hapësira të përbashkëta, korridor apo ashensor dhe të ngjashme, atëherë kryetari bashkësisë së ndërtesës duhet ta paraqes atë që shqetëson në polici” – qëndron në ligj.

Loading...