Nëse nuk ndodhin ndryshime politike, disa pjesëtarë të Grupit të Kumanovës do të dënohen me dënime të përjetshme

Aktgjykimi i 2 nëntorit do ti vënë në margjina ahegjet dhe gëzimin e fituesëve në këto zgjedhje lokale kushdo që të jenë ata ! Miq të dashur, … Siç është e paralajmëruar, me 2 nëntorë do të shpallet Aktgjykimi për të akuzuarit në ngjarjen -Lagjja e trimave-Kumanovë-.! Fatkeqësishtë, kjo shpallje do ta lenë me gishta në gojë establishmentin e Bdi-së mbase do ti lenë të dëshpruar edhe të gjithë shqiptarët në trojet e tyre. Prejudikohet ,për shkak të jetëve të humbura dhe dëmit të madh materijal , dënimet për 37 shqiptarë të akuzuar të jenë drakonike .

Ndërkaq ,sot kryeqeveritari i vendit është Zoran Zaev , politikanë i cili disa herë publiksiht në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit deklaroi se – Kjo ngjarje është e konstruktuar nga kupolla e pushtetit shtetëror-.. Ky pohim publik detyrimisht të impenjohet në procesin për zbardhjen e së vërtetës, në të kundërtën do të ngelin paqartësi të mëdhaja dhe mosbesimi tek institucionet do të thellohet akoma më shumë.

Zaev do të jetë i obliguar të flasë para organeve të drejtësisë për të gjitha indicijet , faktet dhe inforamcionet që ka sepse tani është kryeministër, ai nuk do të mund të heshtë , sepse me te do ta pengonte zbardhjen e së vërtetës, e ajo është që edhe KONSTRUKTORËT e kupollës shtetërore të përgjigjen para drejtësisë për këtë dëm të madhë që u shkaktua me jetëra të njerëzve dhe dëme të mëdhaja shumdimensionale. Pra ky aktgjykim do ti vënë në margjina ahengjet dhe gëzimin e fituesëve në këto zgjedhje lokale kushdo që të jenë ata ! ( q/a )

Loading...