Nëse procesi për “pajtim” nuk kalon në Parlament, atëherë Presidenti Gjorge Ivanov edhe njëherë do të nënshkruaj një akt tjetër për amnisti të të gjithë të akuzuarve për ngjarjet e “27 Prillit”, kështu vlerëson analisti politik Lupço Zikov, transmeton Zhurnal.

“Një nga skenarët për pajtim, nëse nuk kalon procesi në Parlament, siç flitet është që Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov të nënshkruaj një akt tjetër për amnisti dhe të jep dorëheqje, kjo është një nga skenaret, t’i amniston të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të “27 Prillit”, kështu ka thënë midis tjerash në emisionin “Samo vistina” në Tv Kanal5, përcjell Zhurnal.

Nga ana tjetër, profesori universitar Jove Kekenovski thekson se dëshmit e të akuzuarve për ngjarjet e “27 Prillit”, janë mahnitëse për faktin, se deri ku kanë qenë në gjendje të shkojë regjimi i Gruevskit, të hedhë edhe koktej molotovi dhe ka pasur të përgatitur një veturë e stërmbushur me armë për të intervenuar.

Loading...