Nesër fillon fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale të 15 tetorit

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor, nesër e fillojnë fushatën zgjedhore 20 ditëshe, përcjell telegrafi Maqedoni.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në ora 24.

Me tërheqjen e shortit në Komisionin shtetëror zgjedhor u verifikua renditja e tyre në Lisën e vetme për kandidatë në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale.

Lista me kandidatë për kryetarë komune dhe këshilltarë komunal kanë dorëzuar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe të zgjedhësve.

E para në fletëvotime do të qëndrojë PSDM, e dyta Koalicioni Aleanca për shqiptarët-RDK dhe Uniteti, e treta BDI, e katërta Koalicioni për Manastirin – BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët, e pesta Kolacioni Së bashku për Gazi Babën e kryesuar nga BESA, e gjashta DRM, e shtata OBRM-PDUKM, e teta Lëvizja popullore e turqve, e nënta Aleanca për Shqiptarët, e dhjeta TMRO, e njëmbëdhjeta Partia demokratike e turqve, OQM e dymbëdhjeta, Koalicioni i kryesuar nga OBRM-PDUKM e trembëdhjeta, BESA e katërmbëdhjeta, PDSH e pesëmbëdhjeta, ‘E majta’ me numrin 16, PPD 17, Lidhja e romëve 18 dhe LSDM me numër 19.

Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit komunal dhe listat e kandidatëve për kryetarë komune, që janë dorëzuar nga subjekt i njejtë do të kenë numër të njejtë rendor në të gjitha komunat.

Në komunë në të cilën nuk ka përfaqësues të vet, numri përkatës i dorëzuesit do të anashkalohet dhe në vend të tij do të shkruhet numri rendor i barësit të rradhës duke mos lënë vend të zbrazët.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni u caktuan për datën 15 tetor dhe do të rezliaohen në 3.840 vend votime në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për dy javë më vonë, gjegjësisht më 29 tetor. Fushata për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në mesnatë.

Loading...