Trajneri i mirënjohur, Mensur Nexhipi, është emëruar trajner i ri i skuadërs së Korabit nga Dibra, anëtar i ligës së dytë-perëndim. Ishtrajneri i Shkupit, Bashkimit të Kumanovës, vjen në vend të Agron Merkos.

“Kemi kënaqësinë e madhe që t’ju informojmë se klubi i Korabit arriti marrëveshtje me trajnerin e mirënjohur Mensur Nexhipi, i cili do ta drejtoj klubin për pjesën e mbetur të sezonit. I urojmë suksese trajnerit dhe ekipit”, ka shkruar djali i strategut të njohur, Armend Nexhipi, ishfutbollist dhe tani menaxher futbolli.

Korabi e ka nisur keq sezonin e ri. Ata kanë vetëm një pikë, pas tre javëve të zhvilluara. Në fundjavë dibranët e presin Skopjen.

Loading...