Neymar shënon gola që ta ndalin frymën

Barcelona është treguar e fuqishme për Villarrealin, të cilin e mposhti 3:0, shkruan Zëri.

Gjiganti katalunas e shfaqi fuqinë e tij sidomos në pjesën e dytë, kur i realizoi të tre golat, përcjell Zëri.

Neymar junior ka realizuar dy gola, në minutat 60 e 85, kurse një tjetër e shtoi Luis Suarez nga penalltia, në minutën e 70-të. /Zëri/

Loading...